Lajmet e fundit
recent

Misioni i Qeverisë gjermane takon Z. Zamir Dedej, Drejtor i AKZM-së, dhe stafin e agjencisë

Misioni i Qeverisë gjermane kryesuar nga Z.Dirk Schattschneider, përfaqësues i Ministrisë gjermane të Ekonomisë në kuadër të takimeve që po zhvillon me Qeverinë Shqiptare, pati një takim me përfaqësues të stafit të AKZM-së kryesuar nga Drejtori i këtij institucioni, Z.Zamir Dedej.
Në këtë takim Drejtori Dedej prezantoi punën e bërë deri tani nga stafi i AKZM-së, objektivat dhe vizionin e agjencisë. Delegacioni i Qeverisë gjermane zhvilloi pyetje të ndryshme lidhur me projektet e AKZM-së, kapacitetet e stafit të agjencisë si dhe bashkëpunimet që kjo agjenci ka me vendet e rajonit. 

No comments:

Powered by Blogger.