Parku Kombëtar i Llogarasë
- Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Llogara
- Kategoria: E dytë
- VKM nr.96, datë 21.11.1966
- Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës. Sipëfaqja aktuale është 1010 ha.
Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
- Në Veri: Kuota 487.0 m (43788304.59L/4455899.28V), ndjek Përroin e Bucelave,
kuotën 1942.7 m, majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V);
- Në Lindje: Majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V), ndjek rrugën
këmbësore, qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V);
- Në Jug: Qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V), kuotën 1218.0
m, majën e Thanasit (1352.8 m), rrugën këmbësore, kuotën 1415.o m, majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V);
- Në Perëndim: Majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V), ndjek
kurrizin, kuotën 487.0 m ((43788304.59L/4455899.28V).
- Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:
Duke ndjekur rrugën automobilistike Vlorë – Orikum-Dukat-Llogara (rruga nacionale Vlorë- Sarandë).
- Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis), dushkut (Quercus coccifera), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjve, etj. Është Zonë me një florë e faunë shumë te pasur detare dhe tokesore. Zonë ku tokohen lloje endemike e subendemike si dhe shumë lloje të rallw e te kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.). Zonë me potenciale te mëdha per zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit.
- Monumente natyre:
Pisha flamur: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga automobilistike Vlorë- Dukat- Llogara deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë.
- Objekte në shërbim të komunitetit: Zyrë informacioni për turistët
No comments: