Parku Kombëtar "Mali i Dajtit"
Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”
- Kategoria: II
- Vendimi me të cilin është shpallur: Me VKM, nr. 96, date 21.11.1966, Dajti është shpallur park kombëtar me një sipërfaqe prej 3333 ha, ndërsa me VKM, nr. 402, datë 21.06.2006 u Parku Kombëtar " Mali i Dajtit " me sipërfaqe të zgjeruar.
- Sipërfaqja, vendndodhja – koordinatat: Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” shtrihet ne vargjet malore te Skënderbeut, kryesisht në rrethin e Tiranës, duke prekur shume pak rrethin e Krujës. Ky Park ka një sipërfaqe prej 29384.18 ha, shtrihet në një terren tërësisht malor, duke nisur nga lartësia 300 metra dhe duke arritur majën me te larte, majën e Mcekut të Shën Mërisë në një lartësi prej rreth 1827 metrash. Malet me kryesore që përfshihen në territorin e Parkut janë Mali i Bastarit 1740 metra, mali i Dajtit 1613 metra, mali i Tujanit 1513 metra, ai i Piskës së Madhe 1365 metra, mali me Gropa 1848 metra, mali i Brarit dhe i Piskës së Vogël 1212 metra etj. Malet ndahen nga qafa dhe gryka te thella ose kanione mbresëlënëse duke i ofruar vizitoreve peisazhe fantastike dhe larmi refleksesh dhe ngjyrash. Duke patur parasysh zonën qendrore të Parkut Kombëtar e cila ndodhet Fusha e Dajtit, largësia nga qendrat e banuara është: Nga qyteti i Tiranes parku ndodhet 26 km,nga Kinostudjo 21 km, nga qendra e Njësisë Administrative Dajt 17 km, nga qendra e Njësisë Administrative Zall - Bastar 46 km, nga qendra e Njësisë Administrative Shëngjergj 30 km.
Veri: Kufiri administrativ, ndërmjet rrethit te Krujës dhe te Tiranes me kuota 794 m (Maja e Fraveshit) me koordinata 41032'11" V dhe 19047'48" L, vijon me kuotat 1090 m, 1227 m (Maja e Zithit) deri te kuota 1627 m, me koordinata 4103'52 " V dhe 19054'44" L.
Lindje: Kuota 1627 m, me koordinata 41031'52" V dhe 19054'4" L, ndjek kurrizin e vargmalit Xibër - Malin me Gropa, me kuotat 1473 m (maja e Rrjepës), 1388 m, 1295 m, 1613 m (Maja e Papatit ), 1455 m (maja e Staravecit), 1594 m, 1700 m, 1827 m (Maja e Malit të Shënmërisë), 1712 m, 1498 m, deri te ndërprerja me rrugën automobilistike Tirane – Bize, në afërsi të fshatit Shënmëri (Burimas) dhe rrjedhjen e lumit Erzen, me koordinata 41020'29" V dhe 20009'56" L.
Jugu: Rrjedhja e lumit Erzen me koordinata 41020'29" V dhe 20009'56" L, rezervuari i Skurranës deri te gryka e Skurranës me koordinata 41015'26" V dhe 19057'37" L.
Perendimi: Gryka e Skurranës me koordinata 41015'26" V dhe 19057'37" L, dhe vijon me kuotat 890 m (Maja e Kurorës), pranë fshatit Përcëllesh, në Priskën e Madhe, vazhdon me rrugën automobilistike Priskë – Surrel, ndjek rrugën automobilistike Surrel - Tirane deri në afërsi të Njësisë Administrative Dajt, më pas në kuotat 573 m (maja e Qytezës), 445 m (maja e Shpatës), në afërsi të fshatit Brar dhe Priskë e Vogël, ndërpret lumin e Tërkuzës, kuotat 1268 m ( maja e Gamtitit ), deri tek kuota 794 m (maja e Faraveshit) me kuota 41032'11" V dhe 19047'48" L.
- Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:
- Rruga Tiranë – Dajt (deri tek fusha e Dajtit në qendër të Zonës Qëndrore 1).
- Rruga e vjetër Tiranë – Qaf Mollë – Shëngjergj.
- Rruga Tiranë – Zall Bastar.
- Rruga Kamëz – Zall Herr – Bovillë.
- Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:
- Flora: Ahu, dushqet, panja, gështenja, qershia e egër, mëlleza, frashri, pisha e zeze, shkoza, mareja, shqope, etj.
- Fauna: Ariu i murrëm, ujku, dhelpra, derri i egër, kunadhja, shqarthi, ketri, iriqi, lakuriqi i natës (disa lloje), breshka, shqiponja, skifter (disa lloje), thëllëza e malit, pëllumbi i egër, qukapiku, grifsha, bilbili, si dhe shumë lloje zvarranikësh dhe insektesh.
7. Monumente natyre:
- Bokërrimat e Mnerit
- Gryka e Skurranës
- Rrapi i Kranës – Dajt
- Rrapi i Priskës
- Shkalla e Tujanit
- Tarraca Detare e Dajtit
8. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës
- Kalaja e Dajtit (Monument kulture)
- Ura e vjetër në Brar.
- Xhami (në pjesën më të madhe të fshatrave)
9. Objekte në shërbim të komunitetit
- Teleferiku Tiranë – Dajt
- Qendra e Vizitorëve
- Ujësjellësi i Tiranës dhe Ujëmbledhësi i Bovillës
No comments: