Lajmet e fundit
recent

Parku Kombëtar "Mali i Tomorrit"


Emri i Zonës së Mbrojtur:Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”
1. Kategoria: II
2. VKM Nr.472 date 18.07 2012. (me sipërfaqe të zgjeruar).
3. Sipërfaqa, Vendndodhja, Kordinatat: Ndodhet në Lindje të qytetit të Beratit dhe në veriperëndim të qytetit të Çorovodes. Bashkia, Berat, Poliçan, Skrapar.
Kordinatat:
Veri-Pika 1-4425 5630.30,,L/ 4514853.20 V.
Lindje-Pika 2-4433012.69L/4516042.90V.
Jug -Pika 3- 4440357.62 L/4496629.90V
Perëndim -Pika 4-4429078.51L/4492547.29 V.
Sipërfaqa: 23444.2 ha
4. Rruga që mund të shkohet: Berat- Dardhë, Berat-Tomorr, Berat-Lybesh, Berat-Kapinovë, Berat –Poliçan –Pronovik-Qafa e Kulmakut, Berat –Poliçan –Çorovod-Gjerbës -Trebel –Dumck-Romas-Terov.
5. Përfaqësuesit specifik të florës dhe faunës: Përbëhet kryesisht nga Rrobulli, ahu, lisi, ashja, shkoza, lajthia, dëllinjë, frashër, mëlleza, thana, mare, shqopa, lojfata, etj, si dhe 6 lloje bimesh endemike, mes të cilave Astragalus Autroni, si lloj endemik i cili ndodhet vetëm në Malin e Tomorit. Përsa i perkët mbulesës barishtore përbëhet nga llojet Agulice, festuke, telishe, tërfili, çaj i malit, graminace etj.
Përsa i përket kafshëve dhe shpendëve të egra përbëhet nga këto lloje: Ariu i murmë, ujku, dhia e egër, derri  i egër, mace  e egër, lepuri i egër, dhelpra, kunadhja, baldosa, ketri, shqiponja, gjeli i egër, fëllëza e malit, disa lloje skifteresh, grifsha, mëllinja, dhe disa lloje të tjera zogjsh.                                                                                               
6. Monumente Natyre: Rrapi i Lybeshës, Shpella e Kapinovës, Sterra e Prosekut, Serra e Katafiqit, Sterra e Kakrukës, Cirqet Akullnajore të Tomorrit, Stera Uvlën (Pusi Ramijës), Morenat Akullnajore të Ujanikut, Vrima e Dragojt, Qafa e Kulmakut, Robulli i Kulmakut.
7. Objekte kulturore, fetare, historike: Teqeja e Abaz Aliut.
8. Objekte në shërbim të komunitetit:  Teqeja e Abaz Aliut. Qendër Shëndetësore

No comments:

Powered by Blogger.