Kush jemi ne
Ky projekt eshte nje promovim per nje pjese te siteve shqiptar te pa perfshir ne sitet e Unescos. Ideja eshte promovimi i tyre dhe aksesi sa me i lehte per turistet ne keto atraksione fantastike...Objektivi i përgjithshëm i projektit është të krijojë një rrjet bashkpunimi ndërmjet siteve të UNESCO-s të rajonit të Adriatikut (përfshirë disa site të shquara që aspirojnë të njihen nga UNESCO), të cilat do të jenë në gjendje të zhvillohen në kontekstin ndërrajonal dhe të shkëmbejnë kompetenca teknike dhe menaxhuese të niveleve të larta përmes përfshirjes së aktorëve të ndryshëm publik dhe privat, me qëllim ndjekjen e një strategjie të përbashkët afatgjatë për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm të siteve bazuar në nivele të larta menaxhimi, dhe teknologji me energji të rinovueshme.
Për të përmbushur këtë objektiv strategjik do të ndiqen objektivat e mëposhtëm specifik:
• Zhvillimi ndërrajonal i koncepteve dhe metodave për një menaxhim të qëndrueshëm të siteve të UNESCO-s,
• Përmirësimi ndërrajonal i njohurive, teknikave dhe mbeshtetjes teknologjike;
• Realizimi i eksperiencave inovative pilot në rajonet partnere;
• Zhvillim i përbashkët i siteve të UNESCO-s në rajonin e Detit Adriatik.