Nis puna për pastrimin e mbetjeve në brigjet e liqenit Kukës-Fierzë
Në kuadër të veprimtarive për basenin e Drinit dhe në vijim të realizimit të veprimtarive konkrete e sensibilizuese me nismën e AKZM dhe AdZM, Kukës në bashkëpunim me shoqatën "Mbrojtja e Mjedisit" Kukës dhe Bashkinë Kukës, me mbështetjen e The Drin Core Grup (DSC), Global Water Partnership Mediterranean (GWP-Med), UNDP, GEF project “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin” më dt.16.11.2015 filloi puna për pastrimin e mbetjeve të ngurta në pikat më të ndotura, brigjeve të liqenit të Fierzës, Kukës. Kjo veprimtari do të ndikojë pozitivisht për të eleminuar burimet e ndotjes përpara se të fillojnë reshjet. Kjo nismë do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore, të basenit të Drinit.
No comments: