Parku Arkeologjik i Apollonisë
Një nga takimet më mbresëlënëse me historinë që mund të keni në Shqipëri është në qytetin antik të Apolonisë, themeluar në shekullin e gjashtë para Krishtit. I ndërtuar në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorë grekë, qyteti ishte më i rëndësishmi nga mbi 20 qytetet në të gjithë Mesdheun që merrnin emrin e perëndisë së muzikës dhe poezisë, Apolon. Falë monumenteve e rrënojave të shpërndara në kodrat e Parkut Arkeologjik (më i madhi në Shqipëri), do të prekni nga afër shkëlqimin e periudhës helenistike dhe romake.
Qëndra Monumentale e Apolonisë
Imagjinoni atë që mund të ketë përjetuar në 1925-ën arkeologu francez Leon Rei, kur zbuloi grupin e ndërtesave publike që përbëjnë Qëndrën Monumentale të Apolonisë. Të harruara nga koha por jo të shkatërruara prej saj, rrënojat dhe monumentet e qytetit, që në kulmin e lulëzimit të tij numëronte plot 60 mijë banorë e për të cilin shkruante dhe Ciceroni, janë një nga atraksionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. Qendra Monumentale përfshin <em>Buleterionin</em>, një nga objektet më imponuese të Agora-s që daton në shekullin e II-të para Krishtit, e që sot është një nga emblemat e antikitetit të Shqipërisë. Kjo ndërtesë shërbente si seli e Këshillit të Qytetit, dhe njihet si ‘Monumenti i Agonotetëve’, në nder të dy vëllezërve që përmenden në mbishkrimin e arkitraut. Ky monument, së bashku me rrënojat e Harkut të Triumfit, Bibliotekës, Sanktuarit apo shkallarëve të Odeonit që gjenden përreth, të katapultojnë menjëherë në një tjetër epokë, të cilën sapo ke nisur ta eksplorosh.
Manastiri i Shën Marisë
Parku gjithashtu strehon një manastir të bukur me një kishë të këndshme, Kishën e Santa Maria, e cila është aktualisht pjesë e një muzeu arkeologjik ku mblidhen objekte nga zona.
Apollonia, në të vërtetë, ishte në të kaluarën një nga qendrat më të rëndësishme fetare të Shqipërisë.
Nuk ka rëndësi të jesh besimtarë për të kuptuar se sa vend mistik dhe magjepsës është, një manastir i këndshëm i rrethuar nga gjelbërimi dhe nga mbetjet arkeologjike të epokës ilire, greke dhe romake. Ata që besojnë se vende të tilla janë një mirazh, nuk duhet të bëjnë tjetër përveçse të shkojnë në Shqipëri.
Pasuria e Apollonisë Të vizitosh Apolloninë do të thotë të prekësh nga afër ngjarjet historike, lashtësinë e kombit, kulturën e lashtë të popullit tonë. Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit.
Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon dhe ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin. Disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit XIII. Në kopshtin e Manastirit ndodhet edhe një kishë bizantine që i përket shekullit të XIV. Me interes të madh për vizitorin në Apolloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë, etj. Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peizazhet e mrekullueshme e bëjnë Parkun Arkeologjik të Apollonisë që për vizitorët të jetë një destinacion në vëmendje për tu vizituar,
No comments: