Lajmet e fundit
recent

"Ruajtja e Ago-biodiversitetit në Shqipërinë rurale"(CABRA)

"Ruajtja e Ago-biodiversitetit në Shqipërinë rurale"(CABRA) 

Financuar:           Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)
Rajoni i projektit:             Alpet Veriore, Shqipëri
Kohëzgjatja:                       2012-2017

Financuar nga Ministria per Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft
für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, projekti "Ruajtja e Ago-biodiversitetit në Shqipërinë
rurale"(CABRA) synon të ndalë humbjen e biodiversitetit dhe të rrisë larminë e specieve vendase të
kafshëve e bimëve. Që kjo të realizohet me sukses, njerëzit duhet të njohin vlerat dhe përfitimet e tyre.
Kjo vlen sidomos në rastin e zonave të varfra rurale, ku shumë prej banorëve kanë lënë shtëpitë, pasi
nuk shihnin asnjë perspektivë ekonomike. Nëse këto fusha të nxisnin të ardhura më të mëdha dhe nëse
të drejtat e pronësisë dhe përdorimit të burimeve natyrore do të forcoheshin, ka shumë të ngjarë që
biodiversiteti do ishte më i mbrojtur. Për rrjedhojë dhe në funksion të rritjes së vlerës së përgjithshme të
rajonit, CABRA po promovon turizmin e qëndrueshëm malor, bujqësinë dhe biznese të tjera, që krijojnë
përfitime ekonomike e mjedisore.
CABRA vepron në nivel kombëtar, rajonal e lokal. Ajo forcon kompetencat e njësive të qeverisjes vendore dhe administratave në të gjitha këto nivele. Sidoqoftë ky projekt nuk kërkon të vendosë për njerëzit, por bashkë me ta. Kjo është arsyeja që CABRA zbaton një qasje qeverisëse, e cila përfshin një shumësi aktorësh.

No comments:

Powered by Blogger.